Juventus u mposht dje në Napoli 2-1, teksa trajneri i bardhezinjve Maurizio Sarri u duk “i lumtur” në fjalët e tij. Sigurisht trajneri komplimetoi ish-skuadrën e tij, Napolin. Dëmtoheni shumë nga humbja në Napoli? “Sigurisht që jo. Jam i lumtur për djemtë që kam pasur dhe do qëndroj dashamirës përherë, nëse me të vërtetë duhet të humbasim të paktën ata janë të lumtur sot”, kjo ka qenë fraza e trajnerit bardhezi që ka tërbuar tifozët juventinë.
Në rrjetet sociale, ata e kanë cilësuar si të turpshme dhe të pallogjikshme deklaratën, duke ironizuar trajnerin e tyre. “Ka qenë ftohtë, mos ia vini re. Nuk e beson as vetë atë që ka thënë”. “Fjalët e Sarrit kanë qenë ato të një budallai dhe të një naivi. Dikush duhet t’i tregojë atij se çfarë është Juventusi”, apo “Sarri ka thithur trurin ashtu siç thith duhanin”, ishin disa nga komentet më pikante që pasuan deklaratën e trajnerit juventin.