Armando Broja te Milan nuk është më një hipotezë. Sulmuesi shqiptarë po gjen pak hapësira te Chelsea këtë sezon dhe mund të kalojë në Serie A gjatë merkatos së janarit. 21-vjeçari shqiptarë shikohet si një përforcim me vlerë për skuadrën e Stefano Piolit.
12 ndeshje me Chelsea ku vetëm në 3 prej tyre si titullarë, Broja ka arritur të shënojë 1 gol dhe të asistojë në një tjetër rast. Sipas “Corriere dello Sport” raporti i mirë që kanë dy klubet mes tyre mund ta bëjë më të thjeshtë kalimin e sulmuesit te Milan.
Po sipas burimit në fjalë tashmë dy klubet kanë nisur edhe kontaktet e para për të diskutuar për Brojën, ndërsa pritet merkatoja e janarit për të mësuar nëse sulmuesi i kombëtares shqiptare do të ndryshojë ambient apo do të qëndrojë te blutë e Londrës.