Armando Broja është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Chelsea-it. Për sulmuesin kuqezi ka folur Fabrizio Romano.
Gazetari i njohur sportive ka theksuar se shtatlarti i fazës offensive është një nga futbollistët kyç për projektin e klubit londinez. A do të qëndrojë apo do të largohet? Romano tregon se kjo do të mësohet vetëm në vazhdim.
“Jam i sigurt se Broja është pjesë e projektit të Chelsea dhe ata donin me patjetër që ta mbanin në skuadër, duke i dhënë rinovimin e kontratës për shumë vite.
Nuk ka asnjë diskutim të mundshëm apo bisedime për huazim, të paktën jo deri sot. Mendoj se në 2023 do të kemi situatë më të qartë, ndërsa Broja kërkon më shumë minuta që të përmirësohet”, ka thënë Fabrizio Romano.