Peshëngritësi shqiptar Briken Calja vazhdon të shkëlqejë. Calja arriti suksese në Botërorin e Tajlandës (një medalje brozi dhe vendi i 5-të), por edhe në Kupën e Mesdheut në San Marino, ndërsa tani është shpallur edhe kampion I Gjermanisë.
Në garën e fundit kombëtare në Gjermani, që u zhvilluar ditën e djeshme Briken Calja përfaqësoi AV 03 Spejer dhe realizoi 6 prova të sukseshme në peshat 140 Kg, 145 Kg, 151 Kg, 170 Kg, 175 Kg dhe 180 Kg. Me paraqitjen e tij peshëngritësi shqiptar I dha pikët maksimale skuadrës gjermane që u shpall kampione e Gjermanisë. Calja është I pari peshëngritës shqiptar që arriti normën e kualifikimin në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”.