Në janar të këtij viti futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka kurorëzoi në fejesë dashurinë e tij me Arbnora Nuredinin. Asokohe çifti u komentua gjatë nga shtypi rozë.
Mirëpo, së fundmi Xhaka ka tërhequr sërish vëmendjen. Shkak për këtë është bërë një postim i futbollistit në Instastory.
Si rrallëherë ai ka publikuar foto nga shtëpia e tij. Xhaka shfaqet duke u relaksuar, ndërsa shijon një ndeshje futbolli. Nga pamjet shihet se në shtëpinë moderne mbizotëron ngjyra krem.