Duket se qendërmbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer, do të transferohet shumë shpejt tek Interi. Shtatlarti i prapavijës ka pranuar dhe vetë publikisht se do të largohet nga Torino, për të nisur një aventurë të re.
Klubi “granata” është gati ta zëvendësojë Bremer me qendërmbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla. 24-vjeçari nuk ka luajtur rregullisht në formacionin e Jose Mourinho dhe trajneri portugez, ka vendosur ta huazojë lojtarin kuqezi.
Në krye të Torinos, është trajneri Ivan Juric, që e zbuloi Kumbullën gjatë kohës kur drejtonte Hellas Verona. Juric e do Kumbullën në ekip dhe te Torino, mbrojtësi kuqezi do të rikthehej sërish titullar dhe i rëndësishëm, gjëra që i ka humbur te Roma.