Felipe Anderson do të kthehet te Lazio. Sulmuesi brazilian ka gjetur gjuhën e përbashkët me kryeqytetasit, pas kërkesës së bërë nga trajneri Sarri për transferimine tij. 28 vjeçari vjen nga Porto, teksa më parë ka luajtur edhe për Santos dhe West Ham.
Në Serie A numëron 137 paraqitje, ku ka shënuar 25 gola dhe ka assistuar 30 herë. Në Premier League mund të përmendim 63 paraqitje, ku ia ka dalë të shënojë 10 herë dhe të japë pasin e fundit 8 herë.
Felipe Anderson do të zhvilliojë vizitat mjekësore nesër.