Fundjavën e ardhshme të 13 tetorit do të jetë Maratona e Tiranës. Ndërkohë Bashkia e kryeqytetit ka nisur përgatitjet prej ditësh teksa fillimisht do ta bëjnë “sefte” të rinjtë. Ditën e shtunë, në 12 tetor është programuar “Fun Run”.
Në kuadër ta masivizimit të sportit tek fëmijët apo adoleshentët, Bashkia Tiranë ka marrë një nismë për të informuar dhe promovuar në çdo shkollë aktivitetin fizik te ata. Sot, ka qenë Redi Jupi i pranishëm në shkollën “Mihal Grameno”.
E për këtë kryebashkiaku Veliaj shkruan: “Bravo xhaxhi Redi jupi dhe kolegëve të AMK për fushatën pro sportit dhe jetës së shëndetshme. Tani edhe vogëlushët e shkollës 9-vjeçare “Mihal Grameno” janë gati për garën FunRun që paraprin Maratonën e Tiranës”.