Kategoria Superiore mbylli javën e 23-të të saj dhe vëmendja më e madhe ishte tek supersfida Tirana-Kukësi. Bardheblutë arritën të fitonin ndaj verilindorëve me rezultatin 1-2 duke marr kështu edhe vendin e parë. Në studion e “Rubrikës Sportive”, është i ftuar Shkëlqim Muça, i cili analizoi ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës.
“Po ta shikojmë ndeshjen në tërësi, Tirana e meritoi sepse luajti gjatë gjithë ndeshjes. Kukësi ka bërë një rast vetëm në minutën e 24-të ndërsa Tirana ka shumë agresivitet, sulmojnë me shumë forca dhe rezutlatet vijnë. Ka disa gjëra që duhen të rregullojnë sidomos në mbrojtje. Anësorët janë shumë të driblueshëm, por e kompeson këtë me grintën dhe dëshirën që ka për të fituar lojën.
Kukësi ka cilësi, por ka shumë veprime individuale. Nuk ka shumë harmoni mes tyre dhe nuk e di a vuajnë në mbrojtje sepse nuk mbështeten shumë. Herë herë ka oshilacione dhe për mua nuk u treguan të pjekur pas kartonit të kuq. Pas barazimit duhet të mendonin për të administruar lojën dhe jo të hapeshin ashtu. Kur del me 10 lojtarë duhet të bësh diçka, në taktikë. Skuadra duhet të afrohej dhe të administronte lojën.
Tirana është skuadër që i përmbys ndeshjet, është skuadër që shënon në fund dhe hapet ç’ekuilibrohet dhe mund të pësoj. Tirana ishte skuadra që hapej dhe Et’hemi mund ti kapte bashkë me Abazaj. Kur je 1-0, normalisht ndryshon diçka, skuadra mblidhet më shumë mbrapa. Nuk duhet të luash njësoj dhe kur je 1-0 dhe barazim”, tha Muça.
Rastet për moviol në ndeshjen Kukësi-Tirana:
“Nëse një skuadër merret me gjyqtarët do të humbi ndeshjen e radhës. Mbas mbledhjes që është bërë me gjyqtarët nuk janë bërë më gabime të mëdha, por njerëzore. SKuadrat nuk duhet ti cojnë mesazhin skuadrës se e humbi ndeshjen arbitri se kërkohet alibi nga lojtarët. Duhet ta shohin ndeshjen 3-4 herë dhe të henën del e flet. Ti si president kur bën një deklarat në shtyp duhet të jesh i bindur. Çfarë mesazhi i jep skuadrës, që e ka fajin arbitri?! Në këtë ndeshje nuk ka ndikuar arbitri”, u shpreh Muça.
Partizani-Bylis:
“Partizani e nisi shumë mirë, shënoi dy gola. Por nga loja Bylisi asnjëherë nuk u dorëzua. Filloi që minutë pas minute të merrte fushë dhe më pas arriti të shënonte. Me mbarimin e pjesës së parë skuadra e Partizanit u fut në fushën e lojës me të njëjtën sistem. Dalja e Solomon duhet të ndryshohej me një mesfushor dhe jo sulmues. Mendoj që me Çinarin dhe me Bardhin, Partizani do të ishte shumë mirë në pjesën e dytë. Sepse Ballshi në pjesën e dytë i ka marrë mesin e fushës Partizanit. Megjithatë mendoj që deri diku e administroi pjesën e dytë, por futbolli është i tillë që në një jo përqëndrim si të portierit edhe mbrojtësit mund ta pësosh. Them edhe për portierin se topi është pasim 60 metra, që portieri duhet të dali ta kapi para se të arrinte tek mbrojtësi dhe sulmuesi. Gabimi i parë është i portierit dhe më pas i mbrojtësit”, tha Muça.
“Kush është më i paguari tek Partizani? Braun 7-8 mijë euro merr. Tani jemi 8 mijë euro Malës dhe e shohim a do të jetë më i mirë apo jo? Po nuk është çështje parash merre fute në lojë, shfrytëzoje”, shtoi Muça