Egnatia kthehet në “brand” Kombëtar. Skuadra e Kategorisë së Parë ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë këtë sezon duke bërë investime të mëdha si në merkato, por edhe në infrastrukturë.
Së shpejti, skuadra rrogozhinase do të ketë stadiumin e saj, ndërsa tani është kthyer edhe një brand Kombëtar dhe shumë shpejt do të jetë edhe ndërkombëtar. Lajmi zbulohet nga vetë klubi në faqen zyrtare që bën me dije se të hënën do të bëhet edhe prezantimi, ndërsa më pas do të bëhet edhe prezantimi I brand ndërkombëtar.
Disa prej lojtarëve kanë bërë foto me fanellat, autobusin në Kalanë e Bashtovës si simbol te qytezëz se Rrogozhines, vend ku po ashtu kalon edhe rruga “via Egnatia” nga ku ka marrë emrin ky klubi futbollistik! Hapa të rëndësishëm përpara për Egnatian që këtë sezon është treguar një ekip model dhe shembull për skuadrat e tjera.