Zlatan Ibrahimoviç zgjodhi të mbyll karrierën e tij si futbollist në Amerikë, e konkretisht te LA GAlaxy, duke ndjekur pak a shumë gjurmët e Deivid Bekam.
Por mesa duket lojtari suedez po kalon një moment të vështirë financiar, por jo të shkaktuar nga paraqitjet e tij në fushën e blertë. Kjo pasi mësohet se firma e rrobave “A-Z” e themeluar prej sulmuesit shtatlartë në vendlindjen e tij Suedi, në bashkëpunim me një kompani norvegjeze, ka falimentuar.
Mësohet se falimenti dhe ndërprerja e prodhimit erdhi si rezultat i humbjeve të njëpasnjëshme vitet e fundit, duke krijuar një gropë financiare prej rreth 20 milionë euro, që tashmë do të duhet të mbulohet nga vetë Ibrahimoviç.