Erjon Braçe u përfshi në një situatë të pakëndshme ditën e sotme, teksa ai ishte konfliktuar me një tifoz 13-vjeçar bardheblu. Siç dihet deputeti socialist është tifoz i zjarrtë i Partizanit dhe në një foto të postuar të tij në derbin e fundit të Partizanit me Tiranën, djaloshi bardheblu kishte komentuar në këtë foto, por më pas Braçe i kishte shkruar në inboxin personal duke e ofenduar dhe kërcënuar. “Mu zhduk që këtu se ndryshe të gjej unë pastaj. K*urvë hauri”, ishte mesazhi i tij në inboxin e djaloshit të mitur. Menjëherë ka ardhur reagimi i zotit Braçe i cili ka shkruar për jetaoshqef.al se nuk e ka shkruar ai, pasi ai profil në instagram nuk është i tiji.
” Po shoh qe keni postuar dicka ne emrin tim. Me vjen keq por ky qe po shoh nuk eshte profili im e per pasoje, as edhe te shkrurit prej meje. Sdi te me kete share kush keto dite e per kete arsye as qe i kam kthyer kujt pergjigje, jo me ta kem share. Per fat te keq kjo po behet ne menyre te perseritur edhe pse ne cdo rast kam spjeguar publikisht qe skam lidhje me cfare shkruani. Ju kerkoj ndjese qe ju keshilloj, por fare lehtesisht mund te kishit bere gjene me normale ne bote, te kishit pyetur per te verifikuar” thotë deputeti.
Por deputetit i është shpjeguar se pse kjo nuk mund të ndodhë duke i thënë që url-ja e instagramit të tij është unike dhe nuk mund të ndryshohet. Por edhe për këtë Braçe ka gjetur një përgjigje, disi si justifikuese.
” Faleminderit per pergjigjen. Por si kjo qe po shoh mund tju bej disa nga kompjuteri dhe mund tua dergoj. Habi e madhe eshte qe gjithnje eshte e njejta forme dhe eshte i njejti burim: keta tifozet e Tiranes. E fundit, mund edhe te mos e besoni, po si shkruaj kujt nga instagrami ne privat, pertoj ta perdor-proces i gjate. Gjithe te mirat dhe jepini”, përfundoi Braçe.
Tashmë nuk dihet nëse kjo është e vërtetë ose jo, pasi njëra palë e pohon, siç është e ëma djalit për inboxin e instagramit të birit të saj, dhe në krahun tjetër është deputeti Braçe që mundohet të vërtetojë që e gjithë ngjarja nuk është e vërtetë.