Afrika synon të përfitojë nga Botërori me 48 ekipe, duke nisur nga 2026.
Për të siguruar 10 vende në këtë kompeticion, presidentët e federatave afrikane ia kërkuan të merkurën në Johannesburg, presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.
“Të gjitha federatat mbështetin organizimin e Kupës së botës në Afrikë dhe shpresojnë që të përfitojnë 10 vende”, deklaroi presidenti i federatës afrikano-jugore, Danny Jordaan, sipas një radioje lokale.
Ne kuadrin e Botërorit me 32 ekipe, formati lejon vetem 5 vende për kontinentin afrikan.
Infantino po zhvillon një vizitë dyditore në Johannesburg, ku është takuar me 54 presidentët e federatave afrikane.