Patrick Vieira është trajneri i ri i Senegalit. Marrëveshja është arritur mes palëve dhe francezi do të ulet në stolin e kombëtares afrikane.
Së fundmi, 50-vjeçari ishte pjesë e Genoas në Serie A, ku regjistroi 10 fitore, 12 barazime dhe 15 humbje në 37 ndeshje gjithsej që prej se mori drejtimin e klubit italian. Një përgjegjësi e re dhe akoma më e rëndësishme për Vieiran i cili do të drejtojë për herë të parë në statusin e trajnerit një skuadër përfaqësuese.
Më parë, ai ka qenë në stolin e Strasbourg, Crystal Palace, Nice, New York City. Sa i takon karrierës si lojtar, ai konsiderohet ikonë e padiskutueshme për Arsenalin, ekip me të cilin u shpall dhe kampion në Premier League, në sezonin 2003/04 kur e moriën titullin si të pamposhtur.
Monsieur Patrick Vieira est le nouvel entraîneur de l’équipe nationale A du Sénégal. La date de la présentation officielle et les prochaines étapes de son installation feront l’objet d’une communication ultérieure.
— Equipe du Sénégal (@GaindeYi) August 18, 2026
Bienvenue au Sénégal, Coach ✅ pic.twitter.com/eJca5zNXkn






