Dick Advocaat do të vijojë të jetë pjesë e Kombëtares së Kuraçaos. Është vetë federata që ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin holandez, i cili do të drejtojë projektin deri më 30 korrik të vitit 2027.
Nën drejtimin e Kuraçaos, Advocaat ka mundur të fitojë 14 ndeshje, të barazojë 6 të tjera dhe të humbasë vetëm 7 në 27 prezenca nga stoli. Kujtojmë se me holandezin në pankinë, kjo përfaqësuese ia doli të prekë për herë të parë në histori një pjesëmarrje në Kupën e Botës 2026.
78-vjeçari ka qenë gjithashtu në stolin e Serbisë, kur këta të fundit u përballën me Shqipërinë më 14 tetor të vitit 2014, ngjarje e cila kujtohet vetëm për sherrin që ndodhi në fushë në mes të stadiumit të Beogradit. Kujtojmë se ajo sfidë u fitua nga Shqipëria në tavolinë, 0-3.
View this post on Instagram






