Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur zyrtarisht një procedim ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit dhe disa prej lojtarëve të saj, bazuar në raportimet e gazetarit Dale Johnson, pas incidenteve të ndodhura gjatë Kupës së Botës.
Akuzat ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit dhe skuadrës janë përdorimi i ngjarjeve sportive për demonstrime jo-sportive dhe shkak është bërë shpalosja e banderolës kushtuar Ishujve Falkland. Sjellje e pahijshme e skuadrës, diskriminim dhe abuzim racist, shkelje të rendit dhe sigurisë: Përfshirë thirrjet dhe gjestet diskriminuese, vonesat në nisjen e ndeshjeve, mosrespektimin e protokolleve, shfaqjen e mesazheve të papërshtatshme dhe hedhjen e sendeve nga shkallët e stadiumit.
FIFA po heton gjithashtu ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes finale kundër Spanjës, ku përfshihen disa nga protagonistët. Nahuel Molina me dy akuza për sulm (një e kryer dhe një në tentativë) dhe një akuzë për sjellje jo-sportive, Leandro Paredes me tri akuza për sulm, Roberto Ayala me një akuzë për sulm, Thiago Almada me një akuzë për sjellje jo-sportive dhe Gavi me një akuzë për sjellje jo-sportive.
Të gjithë personat e përfshirë kanë dorëzuar mbrojtjen e tyre, ndërsa Komisioni Disiplinor i FIFA-s pritet të marrë vendimin përfundimtar mbi masat ndëshkimore.






