Slavko Vincic-Lionel Messi
FIFA ka publikuar pamje nga kamera e arbitrit të finales së Botërorit 2026, Slavko Vincic, të cilat kanë sjellë në qendër të vëmendjes një moment të tensionuar dhe diskutues.
Në pamjet e zbardhura nga momenti i ndeshjes, arbitri Vincic dëgjohet t'i drejtohet kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi, në lidhje me mesfushorin Leandro Paredes:
“Mbaj Paredes në kontroll. E ka një karton të verdhë. Nuk dua ta nxjerr me të kuq.”
Këto fjalë të arbitrit kanë bërë bujë të madhe dhe po komentohen gjerësisht në media, duke shkaktuar gjithashtu irritim në Spanjë për qasjen e treguar gjatë menaxhimit të situatës në fushë.
Biseda e arbitrit Slavk Vincic dhe Lionel Mesit
Poll






