Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E mbylli pa lavdi me Brazilin në Botëror, Neymar e thotë hapur: Kam vendosur që me kombëtaren të...

Shkruar nga NEWSPORT
E mbylli pa lavdi me Brazilin në Botëror, Neymar e thotë hapur:
Neymar

Brazili nuk shkoi më larg se faza e 1/16-tave në Kupën e Botës, pasi u eliminua në mënyrë të turpshme nga Norvegjia që e fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1.

Padyshim, pjesë e këtij zhgënjimi të madh që kaploi te brazilianët pas turneut është edhe Neymar, i cili nuk la dot gjurmë me “Seleçaon” pas rikthimit të bujshëm. Pikërisht, në këtë ndeshje deçizive, ai u aktivizua pak minuta në pjesën e dytë, por pa mundur të kontribuojë që të tijët të shmangnin humbjen përballë “Vikingëve”.

Së fundmi, “Ney” ka folur në një prononcim të shkurtër për mediat pas ndeshjes së fituar të Santos 4-2 ndaj UCV, e vlefshme për fazën eliminatore të Copa Sudamericana, duke vënë edhe pikat mbi i lidhur me fatin e tij te kombëtarja braziliane.

“Koha ime me ekipin kombëtar ka mbaruar tashmë. Jam mirënjohës për gjithçka përjetova duke veshur fanellën e Seleçaos dhe do t’i mbaj këto kujtime me vete gjithmonë”, është shprehur sulmuesi.

Poll

Lexo gjithashtu