Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E BUJSHME/ Argjentina u favorizua në Kupën e Botës?! IFAB i jep të drejtë Zvicrës për pretendimet: VAR-i u aplikua keq, s’duhej dhënë karton i kuq për Embolon

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Argjentina u favorizua në Kupën e Botës?! IFAB i jep
Kartoni i kuq i dhënë ndaj Embolo

Ndeshja çerekfinale mes Argjentinës dhe Zvicrës u komentua gjatë, pas polemikave që rrodhën me atë karton të kuq të marrë nga sulmuesi i helvetëve, Breel Embolo, i përjashtuar nga arbitri portugez Joao Pinheiro.

Momenti kulminant u regjistrua saktësisht në minutën e 72-të, kur Embolo i rrëmben kohën mesfushorit argjentinas Leandro Paredes dhe pas ndërhyrjes së këtij të fundit, kryesori akordon faull në favor të zviceranit dhe të verdhë për Paredes.

Mirëpo, ky çast u rishikua nga sistemi VAR dhe shumë shpejt ndodhi dhe ndryshimi i vendimit që iu referua (identitetit të gabuar). Për këtë arsye, Pinheiro ia hoqi të verdhën Paredes dhe ia akordoi Embolos, i cili e kishte një karton, duke dalë nga fusha e lojës dhe lënë të tijët me një lojtar më pak.

Vendim ky që ndikoi nënjëfarë mënyre edhe te eliminimi i Zvicrës, tek të cilët vijuan më pas me akuzua të rënda për shkatërrimin e lojës dhe favorizim të Argjentinës që preku edhe finalen e turneut.

Për të vënë pikat mbi i, ka menduar IFAB (Bordi i Rregullave të Lojës) që konstaton se ai karton i dytë i verdhë ndaj Embolos ishte një gabim dhe nuk duhej nxjerrë nga loja. Në këtë prizëm të vlerësimit, IFAB sqaron se VAR-i nuk duhet të ndërhynte për të ndryshuar natyrën e aksionit, një veprim që tejkalon dhe kompetencat e lejuara.

Poll

Lexo gjithashtu