Kombëtarja shqiptare e femrave mësoi pak ditë më parë rivalët që do ketë përballë në takimet për Kualifikueset e Botërorit 2023 “Australi-Zelandë e re”. Vajzat kuqezi janë në grupin F, së bashku me Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Poloninë. Tanimë, UEFA ka përcaktuar edhe kalendarin.
Kombëtarja i nis kualifikueset me 16 shtator në shtëpi ndaj Kosovës. Ndeshja përmbyllëse është ajo ndaj Norvegjisë në transfertë. Shqipëria kërkon të bëjë më të mirën në këto eleminatore dhe pse jo, të jetë protagoniste.
Kalendari:
16/09/2021 Shqipëri – Kosovë
21/09/2021 Belgjikë – Shqipëri
21/10/2021 Shqipëri – Armeni
26/10/2021 Poloni – Shqipëri
25/11/2021 Shqipëri – Norvegji
30/11/2021 Kosovë – Shqipëri
07/04/2022 Shqipëri – Belgjikë
12/04/2022 Armeni – Shqipëri
01/09/2022 Shqipëri – Poloni
06/09/2022 Norvegji – Shqipëri