Dusan Vlahovic
Sulmuesi serb, Dusan Vlahovic, ka tërhequr vëmendjen e mediave me deklaratën e tij pas mbërritjes në Stamboll. Serbi lëshoi një mesazh të fortë për rivalët e tij të rinj në Turqi.
Vlahovic u shpreh duke theksuar synimin e qartë për të triumfuar dhe për t'u shpallur kampion me Besiktasin. Ai u transferua tek klubi turk si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare, ku do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.
Kjo deklaratë ka bërë menjëherë bujë në rrjetet sociale dhe në mediat sportive, duke ndezur entuziazmin e tifozëve dhe duke ngritur pritshmëritë që sulmusi do të mund të ndihmojë ekipin bardhezi për të fituar tituj.
View this post on Instagram
Poll






