Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Vedat Muriqi me trajner të ri, Fenerbahce prezanton ish-in e Interit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vedat Muriqi me trajner të ri, Fenerbahce prezanton ish-in e
Emre Belozoglu

Emre Belozoglu është emëruar trajneri i ri i Fenerbahces. Vendimi u komunikua nga klubi turk, përmes njoftimit në rrjetet sociale. Belozoglu merr kështu vendin e Ismail Kartal, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë.

Në këtë mënyrë, Vedat Muriqi me shokë do të kenë një trajner të ri në pankinë. Emri i Belozoglu është tepër i njohur për klubin e Fenerbahces, pasi 46-vjeçari ka kontribuar për gjigantin turk si lojtar në fushë, por edhe në stafin teknik vite më parë.

Me afrimin në stol të Belozoglu, drejtuesit e Fenerbahces besojnë se do të rikthehen tek ritmi i rezultateve pozitive, pas dy humbjeve radhazi dhe një barazimi në tre javët e fundit, përfshi këtu edhe Champions League.

Sa i përket karrierës si lojtar, Belozoglu ka luajtur për një sërë skuadrash të mëdha në elitë, përfshi këtu Interin, Atleticon, Newcastle, Galatasaray dhe Basaksehir.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Lexo gjithashtu