Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ “Tronditet” Trabzonspor para fillimit të sezonit, Ernest Muçi pëson dëmtimin e rëndë! Zbulohet sa do të mungojë shqiptari

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Tronditet” Trabzonspor para fillimit të sezonit,
Ernest Muçi

Një lajm i keq për Trabzonsporin, në kulmin e përgatitjeve për sezonin e ri në Superligën turke. Përmes një komunikate zyrtare për mediat, njoftohet se Ernest Muçi është dëmtuar në stërvitje dhe pas analizave të stafit mjekësor, sulmuesi shqiptar do të qëndrojë larg fushave për të paktën 2-3 javë.

"Pas ekzaminimeve dhe rezonancës magnetike, pas dhimbjes që lojtari ynë Ernest Muçi ndjeu në pjesën e përparme të kofshës së majtë gjatë stërvitjes, u konstatua një hemorragji dhe edemë e shkaktuar nga një dëmtim në pjesën e sipërme të grupit të muskujve të pjesës së përparme të kofshës. Stafi ynë mjekësor ka nisur me trajtimin e lojtarit”, shkruhet në komunikim.

Goditje e madhe kjo për gjigantin turk që e konsideron pogradecarin pjesë kyçe të formacionit. Një zhvillim i tillë, mund të ndikojë edhe në një “bllokim” për lëvizjet në merkato.

 

Poll

Lexo gjithashtu