Muhamet Hyseni
Muhamet Hyseni është futbollisti i ri i Farul Constanta. Qendërsulmuesi vendosi të mbyllë aventurën me norvegjezët e AC Horsens për të hapur një të re me me klubin që militon në elitën e futbollit rumun.
Hyseni i cili spikati në Superligën e Kosovës me klube si KF Llapi, Malisheva dhe FC Feronikelin ka fituar eksperiencën e duhur për të dëshmuar veten edhe në Rumani.
Në Superligë, Hyseni ka fituar Kupën me Llapin në vitin 2021, ndërsa u shpall dhe golashënuesi më i mirë në sezonin 2023/24 me 26 gola të shënuar me të njëjtën skuadër.
View this post on Instagram
Poll






