Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Pritet t’i japë lamtumirën Argjentinës, Leo Messi merr “frerët” e klubit spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pritet t’i japë lamtumirën Argjentinës, Leo Messi
Leo Messi

Leo Messi është zyrtarisht pronar i klubit të CD Eldense. Njoftimi u dha nga vetë klubi përmes një komunikate në rrjetet sociale. Sulmuesi argjentinas ka blerë të gjitha aksionet dhe nga sot mund të quhet i nisur dhe cikli i tij në krye të Eldenses. Më herët, ky klub ka qenë nën drejtimin e shoqërisë kolumbiuane Grupo TH.

“Ardhja e një prej figurave më të rëndësishme që ka njohur futbolli spanjoll në cilësinë e pronarit të CD Eldense, shënon fillimin e një projekti afatgjatë që synon të nxisë zhvillimin sportiv, institucional dhe social të klubit”, shkruhet në komunikatën zyrtare.

Pak ditë më vonë, Messi pritet t’i japë lamtumirën Argjentinës në një ndeshje miqësore. Ishte vetë “Pleshti” që e njoftoi tërheqjen nga Kombëtarja pak javë pas përfundimit të Kupës së Botës, ndërsa do të vijojë të mbetet aktiv në nivel klubi, ku luan aktualisht me Inter Miamin në kampionatin amerikan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Poll

Lexo gjithashtu