Trabzonspori u mposht nga Ferencvaros, duke u eliminuar kështu nga “play-off” i Europa League. Ndeshja e zhvilluar në Budapest përfundoi në favor të hungarezëve me rezultatin 4-0.
Si pasojë e këtij dështimi, trajneri Fatih Tekke ka paraqitur menjëherë dorëheqjen, në gjendje të rënduar emocionale. Megjithatë, kërkesa e tij nuk është pranuar nga ana e drejtuesve të cilët e kanë mirëkuptuar këtë qëndrim të tijin.
Përmes një komunikate, klubi ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi, sqaron se tekniku do të vijojë të jetë në stol dhe se ka marrë të gjithë besimin e drejtuesve për të vazhduar me punën, pavarësisht kësaj disfate.
Po sot, Trabzonspor do të njihet me kundërshtarët në shortin e Conference League që do të mbahet në Monaco prej orës 13:00.
KAMUOYUNA DUYURU
— Trabzonspor (@Trabzonspor) August 27, 2026
Teknik Direktörümüz Fatih Tekke, Ferencvaros karşılaşmasının ardından yaşanan mağlubiyetin oluşturduğu duygusal yoğunlukla istifa kararı almıştır.
Trabzonspor Yönetim Kurulu olarak, Teknik Direktörümüz Fatih Tekke’nin istifa kararı kabul edilmemiştir.
Fatih… pic.twitter.com/3m9zibPC8M






