Marc Andre Ter Stegen është futbollisti i ri i Ajax. Portieri gjerman është prezantuar në radhët e klubit holandez, ndërsa marrëveshja me Barcelonën u arrit përmes formulës së huazimit, deri në verën e vitit 2027.
Gardiani i portës u rikthye te katalanasit pas përvojës 6 muajshe te Girona po në La Liga, ndërsa tashmë gjermani do të provojë një tjetër aventurë të re, këtë radhë jashtë Spanjës.
Duhet thënë se 34-vjeçari nuk ka kaluar aspak një moment të mirë në vitet e fundit. Dëmtimet e shpeshta e kanë penalizuar Ter Stegen të mbajë një rendiment të qëndrueshëm, ndaj dhe ky kalim në Holandë i shërben që të marrë minutat e duhura, madje duke u graduar edhe titullar.
We are delighted to announce the signing of Marc ter Stegen on a season-long loan from FC Barcelona.
— AFC Ajax (@AFCAjax) August 4, 2026
Willkommen, Marc!






