Robert Lewandowski & Philippe Coutinho
Philippe Coutinho është futbollisti më i ri i Santos. Fantazisti 34-vjeçar ishte pa ekip që prej largimit nga Vasco da Gama, ndërsa tani nis aventurën e re me një tjetër skuadër braziliane.
Me klubin e ri, Coutinho ka firmosur një kontratë 6-mujore, pra të vlefshme deri më 31 dhjetor të këtij viti. Kështu, Santos bashkon dy yje të futbollit, Neymar Jr dhe Coutinho.
Ky i fundit ka një karrierë mjaft interesante. Ai ka luajtur me skuadra si Inter, Espanyol, Liverpool, Barcelona, Bayern Munich, Aston Villa dhe Al-Duhail. “Pikun” e karrierës e pati pikërisht me “The Reds”.
Poll






