Vllaznia
Pasi i dha fund bashkëpunimit me Vllazninë e Shkodrës, portieri gjerman Leon-Maurice Pohls ka gjetur “strehë” të re profesionale. 29-vjeçari është bashkuar me Tasmania Berlin, ekip që militon në ligat e ulëta të Gjermanisë.
Pohls u bë pjesë e Vllaznisë në verën e vitit 2025, ndërsa aventura me shkodranët zgjati vetëm 1 sezon, aty ku u bë titullar i padiskutueshëm, në etapën kur trajner ishte Edi Martini.
Në karrierë, Leon-Maurice Pohls ka fituar trofe vetëm me skuadrën e Shamrock Rovers, 5 herë titullin kampion në Irlandë.






