kandali që shpërtheu me shitjen e Kupës së Botës drejt fondeve private, duket se ka krijuar përçarje edhe brenda institucionit më të rëndësishëm të futbollit botëror, FIFA-s.
Siç raportojnë mediat, Kevin Lamour i cili mban dhe detyrën e numrit “3” të këtij organi është shkarkuar me efekt të menjëhershëm.
Shkak i këtij vendimi drastik është bërë “zëri kundër”. Francezi nuk ka qenë aspak dakord me nismën e kreut të FIFA-s, madje duke ia thënë në sy që po gabon. Një veprim i tillë nuk është pritur mirë nga italiani që s’është kursyer duke e liruar nga posti.
Edhe vetë FIFA doli me një deklaratë publike duke mbajtur një qëndrim sa falenderues, po aq edhe të rezervuar.
“E falenderojmë Kevin për dy vitet që shërbeu dhe i urojmë më të mirat për të ardhmen. Asnjë koment i mëtejshëm nuk do të bëhet ndaj kësaj çështje”, thuhej në deklaratë.
Football: le numéro 3 de la Fifa, le Français Kevin Lamour, quitte son poste après s'être opposé à Gianni Infantino pic.twitter.com/MoxswnAO1I
— BFM (@BFMTV) August 18, 2026






