Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Fitoi tre tituj radhazi në Superiore me Egnatian, klubi i kuq s’i kursen elozhet për mbrojtësin shqiptar në prezantim: Një lider i lindur

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Fitoi tre tituj radhazi në Superiore me Egnatian, klubi i kuq
Arbenit Xhemajli

Arbenit Xhemajli është afrimi më i ri i Selangor. Pak minuta më parë, klubi malazez e njoftoi transferimin e mbrojtësit shqiptar, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Klubi shkruan se shtatlarti i mbrojtjes ka qenë një forcë dominuese në ligat e Europës, duke spikatur në Zvicër me FC Vaduz dhe gjigantët e Shqipërisë, Egnatian. Më tej, bien në sy veçoritë e 28-vjeçarit.

“Dominues në lojën në ajër, i vendosur në ndërhyrje dhe gjakftohtë kur nis lojën nga prapavija. Xhemajli është ndërtuar për të udhëhequr nga mbrojtja. Nuk ka rrugë të mesëm, një kalibër shqiptar po vjen”, shkruhet ndër të tjera.

NJOFTIMI:

"Selangor FC ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit qendror të Kombëtares së Kosovës, Arbenit Xhemajlit, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin 2026/27.

28-vjeçari, i lindur në Brugg të Zvicrës, është formuar te FC Zürich, ndërsa përvoja e tij përfshin aktivizimin në Superligën zvicerane me Neuchâtel Xamax, para se të transferohej te Sunderland në EFL League One.

Gjatë karrierës, Xhemajli ka luajtur edhe për FC Vaduz dhe Egnatian, duke fituar përvojë në disa kampionate evropiane. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku ka regjistruar paraqitje në nivel ndërkombëtar.

Klubi malazez e cilëson Xhemajlin si një mbrojtës të fortë në duelet ajrore, të vendosur në ndërhyrje dhe të aftë në ndërtimin e lojës nga prapavija, duke e konsideruar atë një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv në prag të sezonit të ri."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu