Përmes një komumikate zyrtare, klubi i Superligës turke, Gaziantep, ka bërë të ditur se: “Vendimi i Bordit të Përgjithshëm të Përzgjedhjes së Jashtëzakonshme, i shpallur nga Klubi i Futbollit Gaziantep më 21 tetor 2026, është anuluar nga Bordi ynë i Drejtorëve”.
Më tej shtohet se presidenti i klubit Memik Yilmaz dhe bordi i drejtorëve do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtën detyrë, ndërsa në vijim do të jepen informacione më të qarta për këtë vendim të befasishëm.
Humbja 0 – 2 ndaj Trabzonspor (1 nëntor), aty ku sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ishte protagonist (gol dhe asist), ka rezultuar “sebepi” që situata të rëndohet deri në këtë pikë te Gaziantep.
Skuadra në fjalë ka 5 ndeshje radhazi që pëson humbje në kampionat, aktualisht vendi i 16-të në renditje.
View this post on Instagram






