Spanja fitoi përballë Çekisë, 3-1, në ndeshjen e vlefshme të raundit të tretë të Ligës A në Ligën e Kombeve. Golin e parë e shënoi Lamine Yamal, i cili “mrekulloi” të gjithë në stadium me finalizimin e jashtëzakonshëm.
Nga ky gol mbeti i mahnitur edhe trajneri i “Furisë së Kuqe”, Luis De La Fuente”, i cili s’i kurseu elozhet në drejtim të 19-vjeçarit duke e klasifikuar si më të mirin e botës.
“Lamine nuk pushon kurrë së na mahnituri të gjithëve ne. Ka talent dhe cilësi të jashtëzakonshme. Ai ende ka shumë për të na ofruar dhe ka ende shumë rrugë për të bërë para se të shohim Lamine-n e më të mirë.
Nëse ai do të ishte i vetmi lojtar spanjoll i nominuar për Topin e Artë, do të thoja po, ai është më i miri në botë. Ai bën gjithçka mirë. Nëse nuk është më i miri, kjo është për shkak të konkurrencës nga lojtarët e tjerë spanjollë, dhe megjithatë, ai është padyshim një nga më të mirët. Është në rrugën e duhur për t’u bërë një legjendë”, ishin fjalët e De La Fuente.






