Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Vendimi taktik që bëri “shkrumb e hi” fitoren e Superkupës, portieri Strakosha futet nga stoli dhe i “fal” trofeun historik ekipit kundërshtar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vendimi taktik që bëri “shkrumb e hi” fitoren e
Momenti i futjes në lojë të portierit Strakosha

AEK-u i Athinës ka dështuar të fitojë trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Greqisë në ndeshjen përballë OFI-t. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Pankritio” përfundoi në kohën e rregullt në shifrat 2-2.

Është dashur “ruleta ruse” për të caktuar dhe fituesin, moment ky që shënoi dhe futjen në lojë të portierit Thomas Strakosha që mori vendin e Marios Malamotis në shtesën e 8-të të pjesës së dytë.

Mirëpo, ajo çfarë u mendua si një vendim taktik që mund të sillte dhe fitimin e trofeut, shënoi fundin e këtij misioni drejt tij, pasi portieri i Kombëtares nuk arriti të lexojë siç duhet asnjë goditje të futbollistëve kundërshtarë, të gjitha në rrjetë.

Kështu, për OFI-n e Kretës ku luan gjithashtu një tjetër lojtar kuqezi, Klidman Lito, shënohet suksesi i parë historik duke fituar për herë të parë trofeun e Superkupës.

VIDEO: 

Poll

Lexo gjithashtu