Inter Miami u eliminua në çerekfinalet e Leagues Cup përballë Club Leon. Ndeshja e zhvilluar në “Nu Stadium” të Miamit përfundoi me shifrat 2-3 në favor të miqve.
Në këtë takim, Leo Messi u fut në lojë në pjesën e dytë, më saktësisht në të 46-tën minutë duke i marrë vendin Daniel Pinter. Pikërisht, në këtë moment, tifozët ngrihen në këmbë dhe brohorasin sapo ylli argjentinas shkel në fushën e gjelbërt, në shenjë respekti dhe vlerësimi.
Një moment kuraje për “Pleshtin” që pak ditë më parë u përball me lajmin më të trishtë të jetës, një tronditje e vërtetë për familjen e tij, ndarjen nga jeta të babait, Jorge Messi. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në moshën 68-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, duke lënë pas dhimbje të madhe për Leon (postimi i lojtarit në rrjete sociale).
Edhe pse eliminimi nga ky turne nuk mund të injorohet, dhimbja njerëzore përjetohet akoma më shumë, kur është ende e freskët. Mirëpo, për Leo Messin, forca e tij gjendet pikërisht tek topi dhe fusha, aty ku e duan të gjithë.
Bienvenido de vuelta, Leo Messi. ❤️ pic.twitter.com/dXVbnwcUzS
— MLS Español (@MLSes) August 13, 2026






