Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ “Sot përfundon rrugëtimi im në fushë!” Mes emocionesh të forta, Cristiano Ronaldo lexon letrën e lamtumirës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Sot përfundon rrugëtimi im në fushë!”
Cristiano Ronaldo

Pas 23 vitesh pjesë e kombëtares së Portugalisë, 146 golash në 234 prezenca, Cristiano Ronaldo pak minuta më parë kë ndarë lajmin e trishtë për tifozët, mbylljen e kapitullit me luzitanët.

Ky njoftim i “CR7”-së ka ardhur përmes postimit në rrjetet sociale, ku ka lexuar letrën e lamtumirës. “Nëse ndonjëherë ju kam bërë të lumtur, nëse një gol i mi ju ka bërë të përqafoni dikë, të harroni shqetësimet dhe të ndieni krenari për vendin tonë, atëherë gjithçka ia ka vlejtur.

Futbolli është shumë më tepër se një lojë. Futbolli janë njerëzit. Falëminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, stafit, familjes sime dhe çdo portugezi që më ka mbështetur gjatë këtyre viteve.

Sot përfundon rrugëtimi im në fushë me kombëtaren. Largohem me kokën lart, krenar për atë që kam arritur dhe i bindur se kam dhënë gjithçka për Portugalinë.

Fanella me numrin 7 mbetet. Krenaria që e kam veshur do të jetë përgjithmonë imja. Portugalia do të jetë gjithmonë brenda meje. Deri përgjithmonë!”, e mbylli Cristiano Ronaldo. Në më shumë se dy dekada te Portugalia, ylli i futbollit botëror fitoi 2 herë Ligën e Kombeve, sikurse “EURO 2016”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Lexo gjithashtu