Nuk ka emocion më të çuditshëm se të shënosh një gol, t’i drejtohesh me eufori të madhe tifozëve, të biesh në një tunel, të dëmtohesh dhe në fund të mësosh se golin ta kanë anuluar për pozicion të parregullt.
Kjo skenë, sa gazmore, po aq edhe e dhimbshme u regjistrua në sfidën mes Cortibas dhe Chapecoenses në Brazil me protagonist Jacy Maranho, mbrojtësi 29-vjeçar i vendasve që mori të gjithë vëmendjen me këtë veprim, duke shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale.
Fatmirësisht, gjendja e tij u monitorua nga stafi mjekësor, ndërsa skuadra e Maranhos ia doli të fitojë 2-1.
PAMJET:
o Jacy pulando pra comemorar o gol do Coritiba e caindo direto no túnel do vestiário do Couto Pereira
— Central do Braga (@CentralDoBrega) August 9, 2026
o mano quase morreu pra comemorar um gol que foi impedido ???????????? pic.twitter.com/c0lUNVcFtU






