Pamje nga miqësorja Manchester City - Atletico Madrid
Manchester City ka mposhtur Atletico Madrid, në ndeshjen miqësore që përfundoi në favor të "Qytetarëve" me rezultatin 3-1.
Avantazhin e gjetën madrilenët në sajë të Dominguez në minutën e 43-të. Mirëpo, kthesa e skuadrës së drejtuar nga Enzo Maresca erdhi në fraksionin e dytë ku fillimisht ishte Marmoush që ktheu ekuilibrat në të 57-tën, përpara se i njëjti autor të shënonte të dytin personal në të 59-tën minutë.
Për të tretin mendoi Ait-Nouri i ardhur nga stoli për të "kopsitur" një fitore që referuar paraqitjes në fushë, rezultoi tejet bindëse, ndërsa në anën tjetër spanjollët kanë ende nevojë për t'u përmirësuar para nisjes së sezonit të ri.
Poll






