Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Plas KEQ në Turqi! Klubi turk “vidhet” hapur në fushë, në mesin e pretendimeve edhe goli i anuluar i Manajt: Duam drejtësi, jo privilegje

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Plas KEQ në Turqi! Klubi turk “vidhet” hapur në
Dy nga rastet ku pretendon Sivasspor

Te Sivasspor ndihen të “vjedhur” pas ndeshjes që përfundoi barazim 1-1 përballë Muglaspor, duel i vlefshëm për llogari të javës së shtatë në Ligën e Parë Turke.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi turk reagon fuqishëm mbi disa raste të cilat sipas tyre kanë ngjallur polemika dhe se kërkojnë drejtësi për gjithçka ndodhi hapur në fushën e lojës.

Në morin e rasteve të shkëputura, spikat goli i Rey Manajt, i cili anulohet për shkak të një kontakti në zonë, ku arbitri vendos për faul në sulm. Të tjera raste që përmenden janë ndërhyrja e parregullt ndaj lojtarit të Sivasspor që nuk jepet në favor të këtyre të fundit, edhe pse pamjet e tregojnë qartë që ka një vendosje të gjurit mbi shpinë.

I treti që është pikasur nga kamerat e stadiumit është dhe mbajtja në fanellë e lojtarit të Muglaspor që i bën atij të Sivasspor. Tërheqja nuk është konsideruar mjaftueshëm nga arbitri edhe pse tek Sivasspor ka pretendime të hapura.

E fundit është një top i prekur me dorë, i cili iniciohet nga sulmuesi i Shqipërisë, Manaj, ku vihen re lojtarët që kërkojnë 11-metërsh, edhe ky i padhënë nga ana e arbitrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu