Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Penallti e humbur dhe 7 gola, Argjentina “flakë” në miqësore! Sulmi i nënkampionëve të Botës tjetër “nivel”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Penallti e humbur dhe 7 gola, Argjentina “flakë” në
Argjentinë - Burkina Faso

Argjentina ka fituar me shifrat e thella 7 – 0 miqësoren ndaj Burkina Fasos, e mbajtur në stadiumin “Estadio Monumental” të Buenos Airesit.

Golat nisën që në minutën e 4-të. Fillimisht, Lautaro Martinez humbi penalltinë, por pak më pas e konvertoi në gol, me fat. Për të vijuar me autogolin e Daillo, në minutën e 8-të.

Seria e golave vijoi në këtë fraksion të parë të lojës, me Prestiannin, Paz dhe Julian Alvarez. Në 45 minutat e dyta, patën kohë të gjenin rrugën e rrjetës edhe Mastantuono dhe Giuliano Simeone.

Argjentina është nënkampione e Botës, ndërsa miqësorja e radhës është përballë Beninit, më 7 tetor. Kjo do të jetë ndeshja e fundit për Leo Messin me “Albiçelestët”.

Poll

Lexo gjithashtu