Lorent Tolaj duke festuar pas golit
Lorent Tolaj është shfaqur protagonist dje, në ndeshjen që ekipi i tij, Bristol City humbi në transfertë përballë Southampton. Sfida e javës së 7-të të Championship, përfundoi 4-1.
Sulmuesi me origjinë shqiptare ishte autori i golit të vetëm për të tijët. Një gol që rezultoi statistikor për ekipin, por një tjetër paraqitje pozitive në aspektin personal për Tolajn.
Vlen të theksohet se ky i fundit është ende një mundësi për Kombëtaren shqiptare. Mirëpo, gara është e “ethshme” pasi shërbimet e 24-vjeçarit i duan edhe Kosova me Zvicrën.
Poll






