Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Neymar del “jashtë kontrollit”, presidenti i klubit rival “shpërthen” kundër sulmuesit: Është i pavlerë, adhurohet nga fëmijët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Neymar del “jashtë kontrollit”, presidenti i klubit
Neymar

Santos ia doli të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Brazilit, pasi mposhti në transfertë 1 – 0 Remo. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Rony, minuta e 74.

Befasia më e madhe përkoi gjatë momentit kur lojtarët iu drejtuan dhomave të zhveshjes. Sulmuesi Neymar, nga kampi i Santos-it, filloi të provokonte dhe tallte stafin e tifozët rivalë, duke kërcyer, sikurse bërtitur.

Pikërish kjo sjellja ka bërë që presidenti i klubit të Remos, Tonhao, të jap deklaratë të fortë kundrejt Neymar: “Santos nuk ka nevojë për këtë lloj gjëje.

Dhe ky Neymar i padobishëm, i cili adhurohet nga një turmë fëmijësh, bën shfaqjen e tij të vogël këtu dhe pastaj vjen edhe për të na provokuar. Pra, është faji ynë që idolizojmë një turmë njerëzish të pavlerë si ky djalë”.    

VIDEO

Poll

Lexo gjithashtu