Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Messi ende në “shok”, sulmuesi argjentinas vendos rekord negativ! Inter Miami turpërohet mes 5 golash

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Messi ende në “shok”, sulmuesi argjentinas vendos rekord
Penalltia e humbur nga Leo Messi

Në javën e 19-të të MLS, Inter Miami është turpëruar me shifrat 1 – 4 kundër Nashville SC. Najar në minutën e 17-të, hapi serinë e golave për Nashille SC.

Inter Mimai kishte shanin të barazonte shumë shpejtë me Leo Messin, por çuditërisht ylli argjentinas gaboi nga penallti. Kësisoj, “Pleshti” e dërgoi në 3, numrin e 11-metërshave të humbur radhazi (Argjentinë dhe Inter Miami), rekord negativ.

Në fundin e pjesës së parë, skuadra nga Florida barazoi, por kaq. Në fraksionin e dytë, Nashville SC nuk tregoi “mëshirë” për ekipin e Leo Messit, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë, konkretisht Mukhtar dopietë (49’, 63’) dhe Surridge (56’).

Me këtë fitore, vendasit, shkëputen 5 pikë para Inter Miami në kampionat, Konferenca e Lindjes.


    

 

Poll

Lexo gjithashtu