Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Klasi i përhershëm! Robert Lewandowski tregon sërish instiktet “vrastare” para portës, “bomberi” polak vulos fitoren në limite

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Klasi i përhershëm! Robert Lewandowski tregon sërish
Robert Lewandowski

37 vjeç dhe është ende në gjendje të dhurojë spektakël me topin dhe t’i mbajë të freskëta instiktet drejt golit. Ky është Robert Lewandowski, “bomberi” polak që ka gjetur sërish rrugën e golit në ndeshjen e fundit që Chicago Fire fitoi me shifrat 3-1 përballë Santos Laguna.

Goli i Lewandowskit vjen në shtesën e tretë nga fundi, për t’i dhënë kështu “qetësinë” skuadrës së kuqe, duke iu bashkangjitur kështu Charlotte dhe Austinit të Uzunit në të njëjtën kuotë pikësh, 6 për kokë.

Ky ishte dhe finalizimi i 3-të për “Lewan” në 5 paraqitje zyrtare që prej se kaloi në kampionatin amerikan si futbollist i lirë, pas përvojës mahnitëse me Barcelonën në Spanjë.

Goli i Robert Lewandowskit

Poll

Lexo gjithashtu