Miqësorja mes Manchester United dhe Milanit ka rezultuar një spektakël i vërtetë. Plot 6 gola të shënuar, por fitorja iu takon kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Ruben Amorim.
Ishin fillimisht “të kuqtë” e Manchesterit që gjetën avantazhin përmes Maguire në të 2-tën minutë, përpara se ekuilibrat të ktheheshin në vend nga Chukwueze në minutën e 37-të. Në fundin e pjesës së parë, kapiteni Fernandes shpërdoron një shans të artë nga pika e bardhë, goditje që pritet nga portieri Torriani.
Pjesa e dytë ka të njëjtin ritëm si e para, ku Dorgu rikthen të tijët në epërsi, por buzëqeshja e “Djajve të Kuq” ngrin brenda 7 minutave kur Cisse gjen rrjetën për 2-2.
Skena më pas i takon Ramos dhe Loftus Cheek të cilët shënojnë dy gola për të kopsitur suksesin e parë të trajnerit Amorim në drejtimin e skuadrës kuqezi.
Goli i Maguire
Goli i Chukwuezes
Penalltia e humbur nga Bruno Fernandes
Goli i Dorgu
Goli i Ramos
Goli i Loftus Cheek






