Në rrjetet sociale, po qarkullon videoja ku shfaqet në gjendje të çuditshme ish-sulmuesi i Argjentinës dhe legjenda e Napolit, Ezequiel Lavezzi. 41-vjeçari teksa jepte autografe në ceremoni në nderim nga klubi napolitan, ish-lojtari kryente levizje të pakontrolluara, aty ku evidentohej në masë dridhje të këmbës dhe trupit.
Këto imazhe kanë bërë që tifozët të aludojnë për sëmundjen e “Parkison” që mund të ketë prekur Lavezzin. Nga “Parkinson”, u prek edhe legjenda e boksit, Muhammad Ali, e cila e torturoi për vite të tëra, ndërsa ndërroi jetë në moshën 74-vjçare.
E çuditshme ka të bëjë me moshën e ish-sulmuesit, 41 vjeç dhe vetëm prej 6 vitesh ka lënë futbollin si profesionist. Protagonisti në fjalë ka luajtur përkrah Messit te Argjentina, ku numëron 9 gola në 51 prezenca me “Albiçelestët”.
⚠️ PREOCUPACIÓN POR LA SALUD DEL POCHO LAVEZZI
— CANAL 26 (@canal26noticias) September 10, 2026
Ezequiel “Pocho” Lavezzi reapareció públicamente en Italia durante un homenaje del Napoli. Un video del exfutbolista generó preocupación en redes sociales debido a movimientos involuntarios y temblores visibles durante su… pic.twitter.com/jmZoQnVNDi






