Cristiano Ronaldo është shfaqur protagonist në ndeshjen që Al Nassr është duke fituar 2-0 me Al Diriyah, ndeshje e vlefshme për llogari të javës së 8-të në kampionatin arab.
Sulmuesi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, ku disa lojtarë, përfshi këtu edhe Berat Gjimshtitin u zunë “grafil” nga portugezi që përfitoi nga një pritje jo e mirë e portierit për të dërguar topin në fundin e rrjetës, në minutën e 23-të.
Një moment “çlirimi” për Ronaldon i cili pak ditë më parë u vendos në pozita të vështira te Portugalia, pas “përplasjes” me trajnerin Jorge Jesus.
Ky është dhe goli i 980 i “CR7”-tës në karrierën e tij, duke iu afruar kështu dhe objektivit historik prej 1 mijë golash. Kuota e mbetur është 20-të, që do të thotë se gjiganti portugez mund ta realizojë ëndrrën e tij që këtë sezon.






