Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Aksident me pasoja fatale, futbollisti brazilian i shkakton vdekjen të moshuarit! Gjykata merr vendimin për 19-vjeçarin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Aksident me pasoja fatale, futbollisti brazilian i shkakton vdekjen
Nicolas Bosshardt

Futbollisti Nicolas Bosshardt, i cili aktivizohet për Sao Paulon në kampionatin brazilian, ndodhet në telashe të mëdha. Shkak është bërë një aksident i rëndë i regjistruar në mbrëmjen vonë të së hënës, në periferinë e qytetit Barureri, aty ku 19-vjeçari ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Shpejtësia me të cilën drejtonte automjetin ka qenë tejet e lartë dhe kjo ka shkaktuar dhe marrjen e jetës, çfarë ka bërë që Bosshardt të përfundojë në prangat e policisë dhe të japë dëshminë lidhur me ngjarjen tragjike.

Sakaq, vetë klubi i Sao Paulos, ka dalë me një reagim ku shprehet se janë në ndjekje të zhvillimeve, për të vijuar më pas me vendimin që do të marrin sa i takon lojtarit.

Momentalisht Bosshardt është në gjendje të lirë dhe po hetohet për pjesëmarrje në një garë të paligjshme dhe vrasje nga pakujdesia.

 

Poll

Lexo gjithashtu