Në javën e 29-të të Serie A në Brazil, Neymar i ka “hequr nga duart” fitoren Flamengos përballë Santos, e përfunduar 2 - 2. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të kampionëve të Flamengos, me golat e Danilo (44’) dhe Lucas Paqueta (45+4’).
Kartoni i kuq i Jorginhos në minutën e 79-të ndryshoi rrjedhën e lojës. 3 minuta më vonë, Neymar u tregua i saktë nga penalltia, duke ngushtuar shifrat. Por, në të 87’, sulmuesi brazilian shënoi sërish, po nga penalltia, rezultati 2 - 2.
Me këtë barazim, Palmeiras i afrohet Flamengos kryesues me vetëm 1 pikë, duke e rrezikuar ndjeshëm titullin. Për sa i takon Santos, ata ndodhet në pozitën e 8-të me 42 pikë.
Këtë sezon në kampionatin brazilian, Neymar ka statistika interesante, 8 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje, pavarësisht moshës dhe dëmtimeve të shpeshta.






