Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Veproi me “dorë të hekurt” duke lënë jashtë Ronaldon, ish-mbrojtësi i Kombëtares i del në krah trajnerit të Portugalisë: Bota po të njeh se kush je

Shkruar nga NEWSPORT
Veproi me “dorë të hekurt” duke lënë jashtë
Jorge Jesus dhe Cristiano Ronaldo

Vendimi i Jorge Jesus, për të lënë jashtë Portugalisë Cristiano Ronaldon u prit me shumë rezerva. Të shumtë ishin ata që e kritikuan për zgjedhjen, ndërsa të tjerë kanë vendosur ta përkrahin, me idenë se në kombëtarje vlen grupi dhe jo individi.

Këtë anë ka mbajtur edhe ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj i cili përmes një “Story” në profilin e tij në Facebook, i del në krah Jesus për guximin e treguar, ndërsa shkruan: Bravo, edhe bota të njeh tashmë.

Ky mesazh i ish-it kuqezi mund të përkthehet se “dora e hekurt” e trajnerit të “Luzitanëve” kundrejt Ronaldos përkthehet ndryshe edhe si përgjegjësi që i takon trajnerit.

Kujtojmë se e ardhmja e Ronaldos është ende në dyshime, nëse lideri i sulmit do të vijojë të mbetet pjesë e kombëtares, apo sinjali i ikjes së tij nënkupton tërheqjen përfundimtare. 

Veproi me “dorë të hekurt” duke lënë jashtë
 

 

Poll

Lexo gjithashtu